Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon pse Rama mungon në interpelanca: Nuk ka gjë në botë që të mbyllë dosjen e Ramës

Berisha tregon pse Rama mungon në interpelanca: Nuk ka gjë në

Kreu i PD Sali Berisha i është përgjigjur Taulant Ballës i cili deklaroi se kryedemokrati kishte munguar ne dy inteperlanca, kur ishte kryeministër.

Berisha tha se e gjitha është trillim i Ballës, ndërsa tregoi arsyen pse Rama refuzon të japë llogari në intepelanca.

Berisha: Në përgjigje të trillimit që bëri parafolësi që nuk jam paraqitur në seanca, kam pasur një pasion të veçantë për t’iu përgjigjur çdo interpelance që është bërë.

Dhe ky pasion nuk ndikohet as nga personi, as nga tematika. Po ju nuk keni faj.

Ku e keni Ramën? Ku e keni? Pas Lubisë, ku e keni? A e kuptoni që është bërë gaz? Ku e keni? A e kuptoni se ku jeni katandisur?

Nuk guxon me ardhë në parlament. Ai dhe Lubia nuk guxojnë të dalin para shqiptarëve nga ky parlament. Ju keni rënë, ju kot votoni, kot sillni ligje e buxhete, etj. Ju keni marrë fund.

Të fundit