Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon ‘strategjinë’ e qeverisë: Kjo është arsyeja pse qeveria nuk rrit rrogat

Berisha tregon ‘strategjinë’ e qeverisë: Kjo

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon qeverisë ‘Rama’ se e përdor varfërinë si mjet për të nënshtruar njerëzit.

Duke folur një takim me banorët e Pukës dhe Fushë-Arrëzit, Berisha tha se qeveria vjedh dhe abuzon me fondet vazhdimisht, ndaj dhe shqiptarëve nuk u rriten rrogat.

“Në ç’mënyrë do të thoni ju? Çdo punë publike këtu kushton 5 deri në 8, e ndonjëherë edhe 10 herë më shumë seç e ka koston. Punët publike, e dini ju që ka një manual për çmimet e çdo materiale, fuqisë punëtore, energjisë etj. Për të ndërtuar 1 km autostradë në fushë në Europë, prokurorohen maksimumi 3 milionë euro. Për 1 km rrugë në fushë si ajo Balldre-Lezhë u prokuroruan me 22 mln euro.

Për të ndërtuar një shkollë në Gjermani, Francë dhe kudo ka një kosto prej 620-680 mijë Euro. Në Shqipëri kjo kosto shkon edhe 5 mln euro. Pse? Sepse vjedhin dhe vetëm vjedhin.

Po marrim rrasat e gurit që janë shtruar sheshet e qyteteve dhe qytezave, kanë kushtuar mbi 1 miliardë euro. Kam folur me specialistë të gurit dhe më kanë thënë se nuk mund të shkonin kurrë më shumë se 160-180 milionë euro.

Prandaj ne nuk na rriten rrogat, çmimet rriten dhe ne ngelemi aty ku jemi. Kjo qeveri e përdor varfërinë si mjet për të nënshtruar njerëzit”, tha Berisha.

Të fundit