Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tryezë me aktivistët: S'ka integrim me Ramën, në Bruksel foli 5 herë më shumë për Serbinë

Berisha tryezë me aktivistët: S'ka integrim me Ramën,

Berisha: Qeveria në cdo vendim e akt dëshmon një mos ndjeshmëri ndaj interesave të shqiptarëve. Një qeveri që sikur nuk është qeveri që përpiqet të zgjidhë problemet madhore të njerëzve por qeveri që me vendimet e saj ngushton cdo ditë e më shumë lakun në qafën e shqiptarëve.

Një qeveri e cila në rrafshin atdhetar vendos për t’i thënë jo ose po ftesës për në Bruksel duke mos përfillur asnjë institucion shqiptar, presidencë, parlamentin, por na informon se u lidha me Vucic. U lidh pasi mori vendimin. Shkoi në Bruksel dhe flet 5 herë më shumë për Serbinë se për Shqipërinë, kurse Kosovën e ka të ndaluar të thotë një fjalë të mirë për të. Një kryeministër që sulmon në mënyrë të shpërlarë një vend mik nga i cili në 32 vitet e fundit shqiptarët kanë patur vetëm miqësi.

Shqipërinë e ka penguar Rama për hapjen e negociatave, jo Bullgaria. Vetoja është për Shkupin se me të ka disa probleme. Shqipëria ka problem qeverinë e saj, një njeri që mburret se nuk ka master dhe doktoratë, që nuk kupton se cfarë flet.

E kam vlla Vucicin por dua të kem edhe Albinin. Cfarë është kjo, është rreshtimi i tij në anën e kundërt. Nuk ka integrim me Ramën. Bullgaria është pretekst. PE thotë se Shqipëria nuk plotëson kriteret.

Të fundit