Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Protesta e djeshme, më e madhja e këtyre 30 viteve

Berisha: Protesta e djeshme, më e madhja e këtyre 30 viteve

Kryetari i PD-së, Sali Berish ka dalë në konferencën e përjavshme për mediat, nëj ditë pas protestës para kryeministrisë.

Ai e komentoi këtë të fundit, duke e konsideruar se i kalon përmasat e çdo proteste të 30 viteve të fundit, për frymën dhe mesazhin që përcolli.

Kryedemokrati i quajti misionarë, qytetarët që dolën në protestë, ndërsa theksoi se nuk tubuan për Sali Berishën.

“Si misionarë të vërtetë, në protestën e datës 7 korrik, në përmasat e saj, në frymën dhe mesazhin, e kalon në këto 30 vite, çdo protestë tjetër.

Mbrëmë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, të gjithë ata që erdhën nga çdo skaj dhe lagje e Tiranës dhe Shqipërisë, nuk ishin aty për Sali Berishën. Nuk ishin aty thjesht për një protestë.

Ishin të gjithë misionarë, njerëz, burra, gra, të rinj dhe të reja në përmbushje të një misioni. Në këtë aspekt, forca e një tubimi madhështor të tillë nuk është e jashtëzakonshme, por është nukleare. Njerëzore nukleare”, tha Berisha.

Të fundit