Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: U bëj thirrje mediave, dilni në rolin tuaj, mos mbroni hajdutët

Berisha: U bëj thirrje mediave, dilni në rolin tuaj, mos mbroni

Kreu i demokratëve, Sali Berisha i bëri thirrje mediave të dalin në rolin dhe misionin e tyre e të mos mbrojnë kriminelët, referuar qeveritarëve.

Nga "Rruga e Shpresës", Berisha u shpreh se gazetarët nuk duhet të shesin shpirtin dhe të mos tjetërsojnë veten.

Berisha: U bëj thirrje medieve: dilni në rolin tuaj historik, në misionin tuaj të mbrojtjes së interesit publik.

Mos mbroni hajdutët, mos mbroni kriminelët!
Të them publikisht këtu, ti gazetar që merr Erion Veliajn, merr në studio edhe ata që e kanë denoncuar që t’u thonë shqiptarëve të vërtetën.

Ti gazetar që liston si biograf i Altin Dumanit, 15 veti të tij, të kesh turp, të skuqesh që fsheh 3 apartamentet e Altin Dumanit. Të skuqesh, të kesh turp që u fsheh shqiptarëve ato që vetë Dumani i ka deklaruar.

Mos shisni shpirtin në këtë mënyrë.
Mendoni se kombi po shfaroset nga kjo bandë!
Mos tjetërsoni veten në këtë mënyrë. Mos dilni jashtë misionit tuaj publik se janë shqiptarë ata që po ikin.

Të fundit