Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha u drejtohet deputetëve të PS: Ju po mbroni Ramën, por Rama do u marrë me vete

Berisha u drejtohet deputetëve të PS: Ju po mbroni Ramën, por

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend ju drejtua deputetëve të Partisë Socialiste, duke theksuar se mbështetja e tyre ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të përfshirë në afera korruptive do të ketë pasoja.

Berisha u shpreh se mazhoranca përfaqëson një sistem që, sipas tij, dëmton rëndë interesin publik, ndërsa paralajmëroi se ata që e mbrojnë këtë sistem do të mbajnë përgjegjësi së bashku me Ramën.

Deklarata e plotë

Të dashur qytetarë dhe qytetare, unë fola për të keqen banale për këta që janë këtu, kurse ai që është mbrapa me suitën e tij, ata janë e keqja radikale.

Dhe e keqja radikale është ligësia më e madhe njerëzore.

Sepse ata, pra, po, po, se ka të keqe banale dhe të keqe radikale, e dini ju këtë, në doktrinë.

Këta të keqes radikale janë njerëzit më të pashpirt që majmen çdo ditë duke vjedhur të varfrit, duke vjedhur qytetarët, duke vjedhur shqiptarët.

Këta të gjithë këtu janë e keqja radikale.

Këta janë hajdutë të pashoq.

Por ju që i mbroni këta dhe nuk ua tregoni vendin, ju jeni e keqja banale.

Ndaj dhe nuk ka kuptim, se unë mund të flisja këtu për Eskobarin e Ballkanit dhe Europës, për Ramaduron, për çfarë nuk mund të flisja, për drogën dhe narkoshtetin.

Por e keqja, ajo që bëni ju këtij vendi është e tmerrshme, nuk ka të ndalur.

Po si mor bëheni ushtarë, shërbëtorë të Lubi Ballukut?

Po çfarë dinjiteti keni ju që bëni këtë akt?

Po si mor bllokoni ju imunitetin?

Çfarë u thoni ju qytetarëve, familjarëve tuaj, që ne do mbrojmë vjedhësen, hajduten Lubi Balluku dhe Edi Ramën?

Po cili nga familjarët tuaj, njerëzit tuaj, miqtë tuaj, shokët tuaj do miratonte këtë akt?

Po ajo është kapur tani?

Ju mbroni Ramën, por Rama do u marrë me vete ju.

U garantoj!

Kaq!

Të fundit