Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha u drejtohet deputetëve të PS-së: Për ju ekziston vetëm Rama që ju shpërndan llokma

Berisha u drejtohet deputetëve të PS-së: Për ju ekziston

Kryedemokrati, Sali Berisha është përplasur me deputetët e Partisë Socialiste në Kuvend.

Berisha iu drejtua duke thënë se ligjvënësit e PS-së mbështetësin kreun e një organizate kriminale dhe për të ekziston vetëm Rama.

“Nëse nuk dëgjoni, zhurmë mos bëni. Mbështesni kreun e një organizate kriminale. Nuk ju interesojnë qytetarët, për ju ekziston vetëm Rama që ju shpërnda llokma, që vidhni tenderë, ndaj mos bëni zhurmë dëgjoni. Kambanat bien për ju.

Kjo është situata në Parlament, me të drejta kushtetuese të mohuara për opozitën”, tha Berisha.

Ndërkohë Parlamenti është kthyer në kaos pasi deputetët e opozitës sërish kanë grumbulluar karriget, duke i kthyer përmbys.

 

Të fundit