Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: U garantoj se Edi Rama do ekstradohet në SHBA pas 11 majit

Berisha: U garantoj se Edi Rama do ekstradohet në SHBA pas 11 majit

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi nga konferenca me gazetarët në seli blu se Edi Rama do të ekstradohet drejt SHBA-ve pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Berisha u shpreh se hetimet për dosjen McGonigal në SHBA vijojnë.

“Unë nuk kam një projekt që të udhëtoj para 11 majit drejt SHBA. Por, siç e keni parë ju, ato ndryshime epokale në SHBA flasin vetë, nuk ka nevojë t’i komentojë Sali Berisha. Gjarprit iu pre koka.

Edi Rama heq dhe vë fotografitë, bën ‘ëoke culture’ me fotot e Aleksis Soros dhe Xhorxh Soros. Dosja McGonigal ka filluar të ecë, është në këmbë.

Dy gjëra mund t’u them, në rast se unë nuk kam në plan një vizitë në SHBA, unë u garantoj se Edi Rama do ekstradohet pas 11 majit në SHBA.

Atë e pret ekstradimi. Ose pastaj do vijnë të gjykohen këtu, një gjyq i përbashkët. Por më shumë të shkojë atje ku ka kryer krimin!”, deklaroi Berisha.

Të fundit