Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha u kërkon ndjesë demokratëve për Bashën: Nuk i fitojmë dot zgjedhjet me të

Berisha u kërkon ndjesë demokratëve për Bashën: Nuk i

Ish-kryeministri Berisha në takimin e parë të turit ‘Foltore’ me mbështetësit demokratë ka shpjeguar edhe arsyen e kësaj iniciative.   

“Së pari jam këtu për të kërkuar ndjesë publike. Kam këto ditë takohem me demokratë, deputetë, anëtarë të Këshillit Kombëtar. Më kanë thënë hapur, doktor ne atë nuk e kemi dashur, por e kemi mbështetur se mbështet doktori”, tha Berisha.

Ish-kryetari i PD ka folur për atë që ai e quan spastrim të heshtur nga Basha të partisë nga njerëzit e tij.

“Mund t’ju duket çudi se me këto përmasa nuk e njihja. I kisha mbyllur hesapet dhe punoja për interesat e PD, shoqërisë dhe në 8 vite nuk gjen me gishtat e dorës që ti promovojë në PD. Përkundrazi ka ndodhur një spastrim i heshur i atyre që kishin punuar me mua, dhe unë nuk i thashë, dakord do të punoje më njerëz e tij, i shihja si largoheshin. Nuk e kisha idenë që njerëzit mendonin kaq shumë se unë isha mbështetje e tij pa kushte. Jam i bindur se ka ekzistuar deri sa ma thanë këto ditë cdo njeri.”

Berisha ka rrëfyer se Basha u thoshte të huajve se nuk është ai që i merr vendimet por Berisha, për të justifikuar dështimet.

Berisha gjithashtu ka shtuar se ai ishte kundër djegies së mandateve dhe kundër bojkotimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2019.

“Vendimet e mia kanë qenë që këto zgjedhje të mos bojkotohen, i thashë para grupit se është vendim i rrezikshëm që krijon probleme me faktorin ndërkombëtar. I thashë përfundojmë në katastrofë. Ndërhyra se bëri skemën që tua zinit dyert shtëpive socialistëve. Thoshte s’do jetë zgjedhje, unë isha kundër zgjedhjeve por jo me këtë skemë. Në fund, i them kjo nuk bëhet se do vriten njerëz. Asgjë nuk i është diktuar, vendimet i ka marrë vetë”.

Ish-kryeministri tha në takimin e parë se me Bashën PD nuk i fiton zgejdhjet duke kujtuar edhe zgjedhjet e 2017 kur vendimet e gabuara të tij rritën LSI dhe i dhanë fitoren Ramës.

“Së fundmi, dy vitet 2019-2021 kam bërë gjithçka nga studio për lartësimin e tij për ta patur fitimtar te PD. Kompanisë së huaj që punonte për fitoren tonë i thashë : zotëria është lider i thyer. E ka thyer veten se në 2017 kur bëri lista nxori eksponent e PD i ekzekutoi politikisht në pritë. E morën vesh nga mediat se nuk janë në lista.

Dola të shpjegoja marrëveshjen, ju të gjithë dyshuat, por ne ishim në betejë. Pas javës parë, nis Rama: Luli është djalë i mirë, qeveris me të. Metës e bënë me 21 deputetë se doli i vetmi opozitar. Zbritëm në rezultatin më të dobët se në 97. U përpoqa të ngjitet si lider. 4 muaj para zgjedhjeve u them zotërinjve se ky nuk është ngjitur, ndaj u kërkoj të lartësojë partinë.

Nuk i fitojmë zgjedhjet me të.”

Të fundit