Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: U shpalla ‘non grata’ pa prova, kam takuar 5 presidentë të SHBA, përfshirë edhe Joe Biden

Berisha: U shpalla ‘non grata’ pa prova, kam takuar 5

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga ‘foltorja’ e Kukësit se kreu i PD, Lulzim Basha shfrytëzoi raportet e mira të PD me SHBA për ta shpallur atë ‘non grata’.

Berisha ka renditur tre fakte se pse ai u shpall non grata pa asnjë provë.

Problemin që Basha e shfrytëzoi për një vendim me të cilin goditi pluralizmin është problem që fillimisht e mbajta personal. Në mënyrën më të civilizuar iu drejtova gjykatës në Paris or shpifje ndaj meje.

Tre gjëra duhet tu them: kurrë nuk u shpall non grata një njeri që ka 8 vite i larguar nga roli udhëheqës, asnjëherë nuk u shpall non grata një njeri që ndaj atij që nuk ka patur akuzë e proces gjyqësore brenda dhe jashtë vendit, së treti kurrë nuk u shpall non ngrata një njeri tre javë pasi forca e tij politike humbi zgjedhjet.

Megjithatë, iu drejtova gjykatës. Kërkesën për të mos u fut në parlament nuk e pranoja kurrë”, u shpreh Berisha.  

Të fundit