Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Unaza e Shqipërisë do të jetë projekt tjetër madhor infrastrukturor

Berisha: Unaza e Shqipërisë do të jetë projekt tjetër

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka njoftuar një projekt madhor infrastrukturor, të quajtur “Unaza e Shqipërisë”, i cili synon urbanizimin e periferisë së vendit dhe krijimin e lidhjeve më të mira rrugore mes zonave malore dhe ultësirës bregdetare.

Berisha: Unaza e Shqipërisë do të jetë projekt tjetër madhor infrastrukturor.
Të dashur miq, në vitet 2005-2007, në zbatim të këtij projekti ne ndërtuam dhe rindërtuam rrugë nga Valbona gjer në segmentin Korçë-Ersekë, të cilin e filluam dhe ndërtuam 18 kilometrat e parë.
Kjo unazë do zbriste, do shkonte në Kolonjë, Leskovik, Përmet, Kardhiq, Delvinë. Do rikthehej rruga e bregut, e cila u rindërtua dhe do ndiqte bregun për të dalë në Velipojë dhe për të ecur drejt Hanit të Hotit dhe Vermoshit.
Në ndarjen e vjetër administrative, kjo unazë bashkonte dy të tretat e komunave të vendit. Kjo unazë, e tëra në zonat malore përveç ultësirës bregdetare, bënte disponibël të gjitha pasuritë e mëdha dhe potencialet turistike, bujqësore, blegtorale, etj, të dy të tretave të Shqipërisë.
Unaza me fjalë të tjera urbanizon të gjithë periferinë e Shqipërisë.
Ajo bën të mundur që çdo qendër komune në ndarjen e vjetër, të lidhet me akset kombëtare në kohë 20 minuta.
Këto janë vetëm disa nga projektet me përparësi të madhe të infrastrukturës në 4-vjeçarin që vjen.
Projekte të tjera të mëdha do të vazhdojnë.
Lugina e Drinit ka të gatshëm projektin për autostradën Vau i Dejës-Fierzë.
Por natyrisht thashë, përparësi absolute merr hekurudha.
Nuk po ndalem këtu në projektet e transportit detar dhe ajror, të cilat janë projekte madhështore dhe e bëjnë Shqipërinë epiqendër të transporteve në Ballkan.

 

Të fundit