Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Unë jam kosovar, por Kosovën s’e përmend për kapital politik

Berisha: Unë jam kosovar, por Kosovën s’e përmend për

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se është kosovar.

I ftuar në Opinion, ai thotë se Tropoja i përket Malësisë së Gjakovës, ndërsa shtoi se nuk e përmend asnjëherë Kosovën për kapital politik.

“Së pari, unë dua t’jua përsëris, unë jam kosovar.Tropoja është pjesë etnike e asaj që quhet Kosovë. Jo me origjinë.

 Malësia e Gjakovës, siç është Shën Gjergji malësi e Tiranës, Tropoja është Malësi e Gjakovës. Kur është vendosur kufiri, një pjesë e mirë e fshatrave të saj mbetën andej. Unë nuk mund të them kurrë që Kosova përmendet nga unë për kapital politik.

Sot jemi në rrethana të një tradhtie të qartë kombëtare të shqiptarëve nga Edi Rama me projektin e Ballkanit të Vuçiçit, të Putinit dhe Beogradit”, shprehet Berisha.

Të fundit