Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Unë nuk votëbesohem në Kuvend, por në referendum

Berisha: Unë nuk votëbesohem në Kuvend, por në referendum

Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur te zhvillimet që priten në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 14 majit. 

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha ka theksuar se do t’i nënshtrohet votëbesimit në referendumin që do të thirret nga Partia Demokratike dhe jo në kuvend.

Unë nuk votëbesohem në Kuvend, por në referendum. Do të caktohet një datë. U bë mbledhja e kryesisë, u bë mbledhja e Këshillit Kombëtar, u miratua rezoluta.

Tani duhet të mblidhet kryesia dhe  duhet të përcaktojë agjendën e veprimeve. Është i pashmangshëm.

Votëbesimi është ligj absolut, kjo është”, u shpreh Berisha.

Të fundit