Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Uroj që muaji i Ramazanit të frymëzojë shqiptarët, të ndahemi nga kjo e keqe e madhe

Berisha: Uroj që muaji i Ramazanit të frymëzojë

Kreu i PD, Sali Berisha ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit.

Nga tubimi qytetar që mbahet si çdo mbrëmje poshtë banesës së tij, Berisha ka uruar shqiptarët që ky muaj t’i frymëzojë në nderim të sakrificës së tyre, të ngrihen kundër regjimit ‘Rama’.

Berisha: Muaji i madhnueshëm i Ramazanit është muaji i sakrificës, është muaji që afron njeriun me Zotin.

Ju uroj dhe njëherë të gjithë ata që agjërojnë dhe e nderojnë këtë muaj.

Por uroj gjithashtu të frymëzojë shqiptarët në nderim të sakrificës së tyre, të ngrihen, të ndahemi nga kjo e keqe e madhe.

Të mos presim nga askush përveçse vetja jonë.

Miq, fatin duhet ta marrim në duar vetë.

Vetëm ata që marrin fatin e tyre në duar e kanë atë në anën e tyre.

Ndaj dhe ne të bashkohemi me mbarë qytetarët e këtij vendi, të bashkohemi si opozitë dhe të ngrihemi.

Mosbindja civile është rruga e vetme.

Ata të cilët ju predikojnë rrugë tjetër, ose nuk arrijnë të kuptojnë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, ose edhe më keq, duan të justifikojnë vjedhjen e votës nga ky kriminel elektoral i pashembullt në Europë.

Ndaj dhe koha nuk pret, le të ngrihemi ne, të sigurt në fitoren tonë, në ngadhënjimin tonë.

Të fundit