Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin!

Berisha uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përcjellë një urim të ngrohtë për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Në një mesazh të shpërndarë në Facebook, Berisha uron që besimtarët të festojnë me zemër të lehtësuar e të lutëm për rikthimin e adhurimit në mbarësi.

“Të dashur miq, pas 30 ditë agjerim, sakrificash dhe lutjesh besimtarët muslimanë festojnë me zemër të lehtësuar shpresën e pranimit të adhurimit dhe veprave të tyre nga Krijuesi.

Duke uruar ata dhe gjithë shqiptarët Gëzuar Fitër Bajramin, le t’i lutemi Zotit për kthimin e adhurimit të besimtarëve në mbarësi për ta, familjet e tyre dhe vendin”, shkruan Berisha.

Të fundit