Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha uron Fitër Bajramin nga Kavaja: “Meka e demokracisë” nuk u lëkund kurrë së besuari në Zot

Berisha uron Fitër Bajramin nga Kavaja: “Meka e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar sot qytetin e Kavajës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Në mesazhin e urimit, Berisha e cilëson Kavajën një qytet i pagëzuar me emrin “Meka e demokracisë”.

Sot, nga Kavaja, urova të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Ky qytet i pagëzuar me emrin “Meka e demokracisë” dhe i njohur si simbol i besimit në Zot dhe liri nuk u lëkund kurrë së besuari në Zot, as kur ai dënohej egërsisht nga diktatura, pasi shpirti i lirë i qytetarëve te Kavajës prevalonte mbi gjithçka”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

 

Të fundit