Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha uron Ilir Metën për ditëlindjen: Rama çonte Ergys Agasin që të shponte shishet e ujit të ish-presidentit

Berisha uron Ilir Metën për ditëlindjen: Rama çonte Ergys

Kreu i PD, Sali Berisha ka uruar ish-presidentin Ilir Meta sot për ditëlindje, teksa ky i fundit ndodhet në qeli. 

Në një konferencë me gazetarët, Berisha e cilësoi Metën të burgosur kryesor politik në Shqipëri që po bën një betejë edhe nga qelia e burgut kundër narkoshtetit.

Berisha: U dërgoj një përshëndetje të përzemërt, të burgosurve politikë në qelitë e komisariateve dhe ti uroj nga zemra ditëlindjen, ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta, i burgosur kryesor politik në Shqipëri që po bën një betejë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut kundër narkoshtetit.
Dënon me neverinë më të madhe, aktet e turpshme të intimidimit që ata i bëjnë, duke dërguar kriminelë për ti shpuar shishet e ujit. Dhe akte të tilla që tregojnë fytyrën e poshtë të Edi Ramës.
Që të gjitha janë me urdhër të Edi Ramës.
Dhe kur një nga eksponentët kryesorë socialistë, me kërkesën e Tedi Blushit, deputetit, merret me këtë problem, rezultonte se operacionin e kryente Ergys Agasi me urdhër të Edi Ramës.
Shikoni ku shkon Edi Rama. Shiko çfarë shpirt, se s’po i vë epitete, se meriton çdo epitet ka ky njeri.
Çon kriminelë për të shpuar shishet e ujit, që ta lejë pa ujë. Mund të shkojë gjer këtu njeriu? As sigurimi i shtetit nuk i bënte këto.

Të fundit