Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha uron Krishtlindjen: T’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin

Berisha uron Krishtlindjen: T’i festojmë pa këtë

Kreu i PD, Sali Berisha ka uruar gjithë besimtarët e krishterë në vigjilje të Krishtlindjes.

Berisha shprehu urimin që shqiptarët t’i festojnë "pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin", referuar qeveris Rama.

Berisha: Së pari, urimin më të përzemërt besimtarëve të krishterë shqiptarë, që kremtojnë sonte ditën e lindjes së burrit, hyjit, që me moralin e tij, mësimet dhe udhëzimet e tij, ndikoi më shumë se kushdo tjetër në vlerat e qytetërimit perëndimor dhe mbarë njerëzimit, ditën e lindjes së Krishtit Mbret.

Uroj përzemërsisht të gjithë klerikët e besimit të krishterë me shumë mirënjohje për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në lartësimin e vlerave hyjnore. Uroj besimtarët dhe mbarë shqiptarët që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin. T’i festojmë në liri, në dinjitet, në shpresë dhe besim tek e ardhmja.

Të fundit