Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha uron lideren e re të Partisë Konservatore të Britanisë: Suksese në udhëheqjen drejt pushtetit

Berisha uron lideren e re të Partisë Konservatore të

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka uruar lideren e re të zgjedhur të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, Kemi Badenoch.

Berisha shkruan në Facebook, se kjo është një zgjedhje historike sepse për herë të parë në histori kjo parti zgjedh kryetare të saj një grua me origjinë afrikane. Berisha i uron suksese në udhëheqjen drejt pushtetit.

"Kemi Badenoch, lider e Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe.

Të dashur miq, dje partia Konservatore e Mbretrisë së Bashkuar zgjodhi lider të saj të ri deputeten e kësaj partie, ish-ministren, Zonjën Kemi Badenoch. Kjo është një zgjedhje historike sepse për herë të parë në histori kjo parti zgjedh kryetare të saj një grua me origjinë afrikane, por lindur në Londer. Me këtë rast në emër të Partisë Demokratike i uroj kryetares së zgjedhur të Partisë Konservatore, të nderuarës Kemi Badenoch urimet më të mira dhe suksese në udhëheqjen drejt pushtetit të kësaj partie si dhe shpreh dëshirën e vazhdimit të bashkëpunimit tradicional midis dy forcave tona politike", shkruan Berisha.

 

Të fundit