Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha uron Pashkën: Shpresoj që vitin tjetër të festojmë pa këtë të keqe të madhe

Berisha uron Pashkën: Shpresoj që vitin tjetër të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Pashkëve për besimtarët ortodoksë dhe të gjithë besimtarët e Zotit, duke e shoqëruar atë edhe me një mesazh politik.

Në urimin e tij, Berisha vlerësoi Pashkën si një ditë të shenjtë të ngjalljes së Krishtit Mbret, të cilin e cilësoi si figurë me ndikim të jashtëzakonshëm në moralin e qytetërimit perëndimor.

“Besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë besimtarëve të Zotit, ju uroj këtë ditë Pashke, ditë e shenjtë e ngjalljes së Krishtit Mbret, burrit, Hyjit, që me mësimet e tij ka ndikuar më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimit perëndimor. Uroj që Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që na ka rënë hise këto vite. Gëzuar!”, u shpreh Berisha.

Të fundit