Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha uron pavarësinë e SHBA-së: PD ka dhënë kontribut historik në marrëdhëniet mes dy shteteve

Berisha uron pavarësinë e SHBA-së: PD ka dhënë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar SHBA-të në ditën e 246-vjetorit të Pavarësisë.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se PD ka dhënë kontributin më të madh historik në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryedemokrati shton se demokratët do të bëjnë më shumë për marrëdhëniet mes dy shteteve në vitet e ardhshme.

Postimi i plotë:

Miq, sot kombi i madh amerikan feston ditëlindjen e tij, ditën e Pavarësisë së SHBA. Se bashku me te, festojnë me mirënjohje të thelle shqiptaret dhe miqte e tij ne gjithe boten. Amerikanet festojnë sot krenare pavarësinë e vendit te tyre, si superfuqia e lirisë, festojnë si kombi qe ka bere me shume se çdo komb për lirinë e kombeve te tjera ne tërësi dhe ne veçanti me lirinë e shqiptareve.

Ky vit është dhe 100 vjetori i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA. Partia Demokratike ka dhënë kontributin me te madh dhe historik ne këto marrëdhënie. Ajo mbetet e vendosur te beje dhe me shume ne 100 vitet qe vijnë!

Happy 4th of July!

Berisha uron pavarësinë e SHBA-së: PD ka dhënë

Të fundit