Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha uron shqiptarët për Krishtlindje: Le të festojmë me besim dhe shpresë

Berisha uron shqiptarët për Krishtlindje: Le të festojmë me

Kreu i PD Sali Berisha i ka uruar besimtarëve të krishterë Krishtlindjen.

Në një prononcim për mediat nga Katedralja “Ringjallja e Krishtit”, Berisha uroi shqiptarët të festojnë me besim e shpresë.

Berisha: Erdha të shpreh urimet e mia, nderimin tim më të madh për kryepeshkopin e Kishës Autoqefalë Shqiptare, bashkëpunëtorët e tij, besimtarët orthodoksë në Shqipëri dhe kudo që janë. Kjo është një ditë e madhe, jo vetëm në historinë e krishtërimit, por edhe në historinë e qytetërimit botëror dhe qytetërimit perëndimor, në veçanti. Uroj çdo shqiptar që këtë ditë ta festojë me besim dhe shpresë për Krishtlindje më të mira vitin e ardhshëm. Gëzuar!

Të fundit