Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Veliaj e mori me vete Edi Ramën për 36 orë! Kemi përballë një kundërshtar të diskredituar

Berisha: Veliaj e mori me vete Edi Ramën për 36 orë! Kemi

Kreu i PD-së Sali Berisha, në fjalën e tij gjatë mbledhjes me të zgjedhurit vendorë dhe këshilltarët bashkiakë në selinë blu, u ndal edhe te lufta e hapur tashmë në PS mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. ‘Erion Veliaj e mori me vete Edi Ramën për 36 orë! Kemi përballë një kundërshtar të diskredituar’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.

Berisha: Pra, u zbuluan një nga një lidhjet e forta të krimit, filluan nga Edi Rama me Sinaloan e Meksikës.
Me bandat shqiptare në Aruba, në Dubai.
Për të mos thënë pastaj me Taulantin dhe kompani.
Pra, u ndala në këto për të thënë se opozita qëndroi, pavarësisht nga të gjitha format e presioneve, ajo i bëri gjyqin qytetar me dokumente kësaj qeverie.
Pse po ndalem në këtë? Po ndalem në këto sepse tani ne jemi në prag të zgjedhjeve të reja dhe tani jemi në kushte të pakrahasueshme.
Kemi përballë një kundërshtar të diskredituar, të demaskuar, të frikësuar gjer në palcë për krimet që ka kryer, për vjedhjet e tmerrshme që ka bërë, jo nga ne. 

Të fundit