Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Veliaj firmosi në emër të Këshillit Bashkiak të paguante 91 mln euro në vit për inceneratorin

Berisha: Veliaj firmosi në emër të Këshillit Bashkiak

Kryedemokrati Sali Berisha ka thënë në një deklaratë për mediat se kryebashkiaku Erion Veliaj është padroni i inceneratorit të Tiranës. Berisha tha se Veliaj është personi që iu ka marrë për 6 vite me radhë qytetarëve të Tiranës, 29 euro për ton mbetjesh pa djegur 1 kilogramë të tillë.

Kryedemokrati deklaroi se Veliaj ka tatuar me 60 mln euro ndërtuesit e Tiranës, duke i detyruar ata me një polici të trefishtë, policinë e shtetit, policinë e tij bashkiake dhe policinë private të Agron Malaj, që të mos dilte as një kosh dhe nga Tirana, por të shkonin të gjitha dherat dhe inertet në Sharrën e Tiranës.

“Është Erion Veliaj jo viktimë apo myshteri i ustallarëve Zoto-Mërtiri, por padron i djegësit të Tiranës, ai që ka marrë përsipër dhe ka firmosur në emër të Këshillit Bashkiak, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, se bashkia e Tiranës do të paguante 91 mln euro në vit për djegësin e Erion Velaijt.

Është Erion Veliaj personi që u ka marrë për 6 vite me radhë qytetarëve të Tiranës tarifën 29 euro për ton mbetjesh pa djegur 1 kilogramë të tillë dhe ky është një akt shumë i rëndë. Janë paguar për çdo ton mbetje 18 euro mbi tarifën e zakonshme që i takonte për depozitim dhe seleksionim.

Është Erion Veliaj që ka tatuar me 60 mln euro ndërtuesit e Tiranës, duke i detyruar ata me një polici të trefishtë, policinë e shtetit, policinë e tij bashkiake dhe policinë private të Agron Malaj, që të mos dilte as një kosh dhe nga Tirana, por të shkonin të gjitha dherat dhe inertet në Sharrën e Tiranës.

Është Erion Veliaj i cili ka toleruar lojën me ndryshimin e pronarëve, me vetëdije të plotë.

Këtu unë jam për të informuar shqiptarët se në vitet 2019-2020, Bruno Preseci, Franco Tossi, kanë ardhur me çarter disa herë dhe kanë takuar Erion Veliajt. Sipas një burimi tjetër, por që ky duhet verifikuar, ata një udhëtim të tillë e kanë bërë edhe para 3 muajsh, po me çarter dhe janë larguar nga Shqipëria.

Çfarë fshihet prapa këtyre fakteve? E sigurtë është se fshihet një veprimtari kriminale e Erion Veliajt.

Së fundi për të gjithë ata që janë të interesuar që ky problem të zbardhet deri në fund, unë deklaroj se një kusht i tillë, mund të plotësohet në rast se Alqi Bllako, ose Etleva Kondi, merren si të penduar të drejtësisë”, deklaroi Berisha.

Të fundit