Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Veliaj i ndërton shkollat me 2.2 mln €, BE me 620 mijë €

Berisha: Veliaj i ndërton shkollat me 2.2 mln €, BE me 620 mijë

Kreu i PD Sali Berisha akuzon kreun e bashkisë në Tiranë, Erion Veliaj se abuzon me fondet e ndërtimit të shkollave.

Në një bashkëbisedime me mësues e pedagogë për sistemin arsimor, Berisha tha se Veliaj i ndërton shkollat me 2.2 mln euro, ndryshe nga BE me 620 mijë euro.

“Çfarë ndodh në Tiranë? Kemi ndërtuar shkollat më të mira me BB me 1.2 milionë euro në Kamëz, Krumë e disa vende, shkolla profesionale dhe të mesme. Sot, BE ndërton në Shqipëri shkolla me 620 mijë euro. Në një kohë kur kreu hajdut i bashkisë së Tiranë ndërton shkolla me 2.2 milionë euro.

BE nuk ja dha fondin e ndërtimit të shkollave qeverisë shqiptare, por ngarkoi organizatën e OKB, PNUD, për zhvillim për të mbikëqyrur ndërtimin e shkollave në Shqipëri.

Me paratë e taksapaguesve europianë ndërton 620 mijë euro shkollën kurse Erion Veliaj për të vjedhur me partinë e tij ndërton me 2.2 milionë euro një shkollë. Prandaj Tirana s'ka ngrohje në shkolla dhe tre turne. Mora shkollat, por ka dhe vjedhje të tjera më të mëdha”, u shpreh Berisha.

Të fundit