Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Veliaj i përgjuar në çdo hap, Ulsiu e futi në kurth!

Berisha: Veliaj i përgjuar në çdo hap, Ulsiu e futi në

Kreu i PD-se Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj Ulsi Manjës, duke e cilësuar atë si njeriun që e ka futur në kurth kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Berishës, Veliaj është përgjuar në mënyrë të plotë, madje edhe duke folur në telefon fiks, duke fjetur në shtrat apo duke u ulur në tavolinë. Ai pretendon se Veliaj është regjistruar në çdo moment, pasi është rrethuar nga çimka të vendosura në të gjitha anët.

"Erion Veliaj është regjistruar edhe duke folur në telefon fiks, edhe duke fjetur në shtratin e tij, edhe duke u ulur në tavolinë.
Atë e kishin mbushur me sa duket me çimka në të gjitha anët.
Po, çdo i burgosur apo i paraburgosur ka të drejtat e tij.
Dhe përdorimi i kurtheve të vjetra, t’i çosh Uluziun për t’i dhënë siguri dhe më pas të kryesh këto veprime, do të thotë se kalon çdo lloj përmase, është si në tragjeditë e vjetra.", tha Berisha. 

Të fundit