Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Veliaj, i veshur me antiplumb, kishte përgatitur një skenar përgjakje

Berisha: Veliaj, i veshur me antiplumb, kishte përgatitur një skenar

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me incidentin e djeshëm në mbledhjen e këshillit Bashkiak Tiranë.

Sipas Berishës, kryebashkiaku Veliaj kishte veshur jelek antiplumb pasi 'kishte përgatitur një skenar përgjakje'. 
Berisha: Mirënjohjen më të pakufishme dhe nderimin më të madh për ju guximtare dhe guximtarë, misionare e misionarë të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve.
Të dashur miq, meritoni një përshëndetje të jashtëzakonshme sepse siç e patë, me protestën tuaj tek bashkia, e ndrytë në antiplumb dhe qeramikë Erion Hajdutin, Erion Veliajn.
Ai dje qëndronte në karrigen e turpit, i veshur me antiplumb dhe kishte përgatitur një skenar pse jo përgjakje të parlamentit të Tiranës.
Unë e garantoj Erion Veliajn se akti i tij i djeshëm do t’i shtohet serialit të krimeve të tij të shëmtuara dhe do marrë përgjigjen më të rëndë ligjore.
Por para saj do të marrë përgjigjen më të rëndë tuajën, përgjigjen më të rëndë popullore.

Të fundit