Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Veliaj ngriti modelin e vjedhjes 100 për qind të prokurimeve

Berisha: Veliaj ngriti modelin e vjedhjes 100 për qind të prokurimeve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve u shpreh se qytetarët e Tiranës janë qytetarët me të grabitur të Europës.

Ai më tej shtoi se kryebashkiaku, Erion Veliaj është kryetari i autoritetit kontraktor ku ngriti modelin e vjedhjes 100 për qind të prokurimeve.


Sot qytetarët e Tiranës dhe qytetarët shqiptarë, janë qytetarët më të vjedhur, janë qytetarët më të gjobitur, të Europës, por me zbulimet e fundit, të modelit të vjedhjes 100% të prokurimeve, këta janë qytetarët më të vjedhur në botë.

Ju shifni reagimin e narkoshtetit në mbrojtje të Erion Velisë, i cili është kryetari i autoritetit kontraktor ndër të cilin janë vjedhur 100 për qind, prokurimet. Nuk ka vend në botë, përveç se Tirana, kryeqyteti i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, që një zyrtar i tillë nuk do të jepte menjëherë dorëheqjen.

Kurse ai kërkon të krijojë çdo sherr për të mbajtur karrigen e tij të krimit. Por a ka qytetar më të vjedhur dhe më të gjobitur, se ai qytetar, taksat që ai paguan vidhen me modelin 100%. A nuk është ky një motiv i revoltës, i zemërimit të pakufishëm të qytetarëve të Tiranës

Të fundit