Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Veliaj përdor drejtorët për të vjedhur, Rama përdor baxhanakun dhe thjeshtrën

Berisha: Veliaj përdor drejtorët për të vjedhur, Rama

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Erion Veliajn dhe kryeministrin Rama se po përdorin njerëz për të vjedhur.

Berisha tha nga konferenca për gazetarët se drejtorët e Veliajt janë hajdutë të paskurpullt në tendera dhe kanë fituar bashkë me familjarët e tyre 29 të tillë.

Berisha tha 25 milionë euro kanë shkuar në xhep të drejtorëe të Veliajt. Krydemorkati shtoi se nga ana tjetër Rama po përdor baxhanakun dhe thjeshtrën e tij.

"Është gjetur se drejtorët e tij, Mariglen Qato, Elizabeta Cjapi e të tjerë, janë hajdutë të paskrupullt në tendera. Kanë fituar në kundërshtim me ligjet me familjarët e tyre, 29 tendera. Kanë fituar 25 milionë euro tendera. Se kështu fiton edhe baxhanaku i Edi Ramës. Edhe Veliaj thotë, Rama përdor baxhanakun për të vjedhur, unë përdor drejtorët për të vjedhur. Se mos kujtoni se janë të drejtorëve këto, ato janë të Veliajt.

Thjeshtra është bërë famoze, po shkatërron të gjithë kompanitë e projektimit se fiton çdo tender në mënyrë të pamerituar. Këtu kam ndërtesat që ndërton Veliaj me emrat e drejtorëve. Se nuk ka mundësi kurrë që një kryetar bashkie të shkelmojë ligjin e konfliktit të interesit, e shkelmon kur është vetë pronar, kur është vetë ndërtues.

Problemi është se ka edhe hotel 15 milionë euro, pastaj kompanitë shkojnë i regjistrojnë në emrin e një punëtori të vjehrrit. Se shteti nuk ekziston. Ky është një superskandal, ndaj Erion Veliaj e ka të qartë se me datë 14 merr valixhet dhe shkon në SKAP. Se dosjet i ka aty. Ka dosje të tmerrshme, edhe për djegësin e Tiranës", deklaroi Berisha.

 

Të fundit