Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Veliaj u shkarkua nga Rama dje në orën 2 të drekës, më pas ai tërhoqi shkresën e firmosur

Berisha: Veliaj u shkarkua nga Rama dje në orën 2 të drekës,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Erion Veliaj u tërhoq nga shkarkimi i kryetares së komanduar në Bashkinë e Tiranës, pasi mori një kërcënim nga Rama.

Sipas Berishës, Veliaj u shkarkua nga Rama dhe pasi kryebahskiaku i arrestuar e mori vesh, vendosi të tërheqë shkarkimin e Anuela Ristanit.

“Merrni vesh a është apo nuk është, kush e merr vesh? Vetëm në film Narcosi. Erion Veliaj ndalon edhe sekretarin e përgjithshëm me policë. Nga qelia e mbyllur urdhëron policinë. Se si mund të urdhërojë ai policinë bashkiake që mos e lejoni atë Halilin të mos futet në bashki bashkë me sekretarin e Përgjithshëm, atë e di Edi Rama ose Altin Dumani që janë në këtë skenar.

Por marrim pak momentin tjetër.

Pasi Veliaj vendos të shkarkojë Ristanin dhe emëroj Sara Goxhaj për firmën e tij, delegon firmën, ai bën një saltro mortale të papritur. Thotë se kjo ishte një keqkuptim dhe këtë e bëri nga një kërcënim alla mafioz i Edi Ramës që vendosi shkarkimin e Erion Veliajt.

Dhe me tu marrë vesh shkarkimi i Erion Veliajt, Erion Veliaj sikur të ishte në zyrën e bashkisë së Tiranës dhe jo në Durrës. E kuptoni se çfarë kontrolli i tmerrshëm i bëhet atij njeriu. Si e mori vesh dhe ku e mori vesh ai që u shkarkua dje në ora 2 të ditës. Si e mori vesh me thoni ju mua.

Pra këtu bëhet një lojë mafioze, psikologjike e paimagjinueshme. Kush ja tha atij, që vendosi shkarkimin Edi Rama. Thojani shqiptarëve.

Dhe Erion Veliaj merr kthesën e menjëhershme ku thotë ishte një keqkuptim se rikthehet, mbetet në fuqi emërimi i Ramës, antikushtetues i tij, për Anduela Ristanin, por nuk asnjë konfirmim nga këshilli bashkiak dhe Erion Veliaj.

Defakto firma mbetet gjer tani, pavarësisht se ç’thotë nga statuset. Dhe ju e keni parë e morët vesh. Informatori dixhital raporton se statuset shkruhen nga Edi Rama dhe zyra e tij”, tha Berisha.

Të fundit