Flash News
U njoh me akuzën, Berisha del nga SPAK: Vazhdim i hakmarrjes politike
Berisha: Do marr një akuzë politike, Rama po bën gjithçka për t’i zgjatur jetën regjimit të tij
Berisha nga SPAK: Prokuroria politike e Ramës krijoi një piramidë mashtrimi, firma ime nuk ekziston në dokumente
Të shtëna me armë në Tiranë, një i plagosur
Berisha i drejtohet SPAK-ut: Më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje Ramës
Berisha-Veliajt: Sa më shumë ta zgjasësh agoninë tënde, aq më tepër do vuash!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje kryebashkiakut të korruptuar të Tiranës, Erion Veliaj që të dorëzohet para drejtësisë, pasi sa më shumë ta zgjasë agoninë, aq më tepër do vuajë.
‘Sa më shumë ta zgjasësh agoninë tënde, aq më tepër do vuash se këta protestues nuk njohin kthim mbrapa’, u shpreh Berisha në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare dhe misionarë të një kauze të pamposhtur, të një kauze të drejtë të mbarë shqiptarëve.
Një përshëndetje të përzemërt për ju, për oratorët e kësaj platforme të fjalës së lirë.
Por një përshëndetje qëndrestarëve që rrethuan sot bashkinë e Tiranës, të pamposhtur në revoltën e tyre kundër njërës prej figurave më të shpërfytyruara, më të shëmtuara të të gjithë historisë 400-vjeçare të këtij qyteti.
Erion Veliaj është hajduti më i madh që është ulur ndonjëherë në zyrën e kryetarit të bashkisë.
Ai vendin e ka në shtyllën e turpit të këtij qyteti dhe mbarë Shqipërisë.
Erion, sa më shumë ta zgjasësh agoninë tënde, aq më tepër do vuash se këta protestues nuk njohin kthim mbrapa.
Ndaj dhe mos ik si mi, po shporru nga bashkia hajdut!
Hajdut pa moral, pa mëshirë.