Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Vëllai i Veliajt hapi kompani me 100 euro, sot ka 32 milionë euro

Berisha: Vëllai i Veliajt hapi kompani me 100 euro, sot ka 32 milionë

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi qeverinë për shpërndarjen e pasurisë dhe shembujt e korrupsionit, si rasti i vëllait të Erion Veliajt, i cili fitoi pasuri të madhe pas blerjes së një kompanie me 100 euro. 

Berisha: Shqiptarët, për fat jo të mirë, nuk e kanë të qartë shkallën e tmerrshme me të cilën vidhen ata.
I vëllai i Erion Veliajt, vitin që i vëllai iu bë kryetar bashkie, bleu me 100 euro një kompani. Sot është me 32 milionë euro. Tendera të fituara që të gjitha në kundërshtim me ligjet.
Por ky është vetëm një shembull se si janë shpërndarë këto pasuri.
Në 14 lote, 14 kontrata firmos Belinda Balluku për 13 kilometra unazë të Tiranës. Nuk ka në planet, kjo është për Gines.
Po ne kemi ndërtuar Rrugën e Kombit 64 kilometra, një kompanie dhe e ka përfunduar brenda dy vitesh. Kemi përfunduar rrugën Ibë-Bradashesh për 20 muaj një kompani.
Ajo të nesërmen shkon atje, merr një buldozer dhe një skrap dhe duket sikur po punon vetë e thotë se unaza do përfundojë brenda këtij viti, paçka se e ka trupëzuar edhe në buxhetin e vitit 2027 punimet në unazë.
Pra, paratë që të gjitha janë. Nuk ka asnjë vështirësi.
Dhe unë ua them ju, këto premtime janë me rezerva. Askush të mos mendojë se janë maksimalizma. Unë personalisht bëj atë që mund të realizoj. Por prapë jam i bindur se këtu ka rezerva.
Sigurisht ne duhet të shkojmë tek çdo biznesmen i vogël, ata janë, jo vetëm këtu, por edhe në vendet e zhvilluara, gjenerator i punësimit dhe mirëqenies, programin e tyre do e bëjmë së bashku me ta.

Të fundit