Flash News
Masakra në Hait: Rreth 200 të vdekur nga dhuna brutale
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të d*ogës
Kjo është pasuria që mund të ketë marrë në Moskë familja e Bashar al-Assad
Reshjet e borës krijojnë probleme qarkullimi në disa akse rrugore në Shkodër
Misteri për vrasjen Alba Cenkos, fqinjët: Kanë gisht si familje, edhe e ëma e Kastriotit
Berisha: Vetëm reklama e Edi Ramës në Nju Jork, kushtonte për 15 sekonda, sa një pension mesatar
Kryetari i PD-së, Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama se gjatë vizitës në Amerikë në takimin me patronazhistët e tij, ka shpenzuar 150 euro një pension mesatar në 15 sekonda reklamë. Duke shtuar gjithashtu se vlera e 5-6 biletave për ndeshjen sportive të luksit që shijoi me familjen e tij shkon 50 mijë euro, Berisha u shpreh në protestën te ‘Rruga e Shpresës’, se ‘vetëm reklama e Edi Ramës në Nju Jork, kushtonte për 15 sekonda, sa një pension mesatar’.
Berisha: Shkon në Nju Jork dhe e gjen pagatorin e tij për 5-6 bileta së bashku, 50 mijë euro. Për atë ska ligj, ka vetëm luks. Për çdo qeveritar tjetër në Europë dhe botë, çdo dhuratë e tillë dënohet me ligj.
Por ky hajdut që mban peng vendin e tij, nuk pyet për ligjin, ai pyet për luksin. Sa kushtonte reklama do thoni ju? 150 euro një pension mesatar në 15 sekonda. Qindra e mijëra euro kushtoi për 3 ditë, por për këtë nuk ka rëndësi njeriu, hallet, derdet dhe jeta e tij. Por për të ka rëndësi vetëm luksi, luksi, luksi të zhgërryhet në luks.
Ndaj dhe takimi bëhej në sallën më luksoze të Nju Jorkut me kosto të karriges, 300 dollarë. Ndaj dhe me avion në 2 vite shpenzoi 21 mln euro, udhëtim me avion taksi.
Ky nuk e ndjen për ju të dashur pensionistë, rrini ju thotë, ky tallet me ju.
Po kur u thotë se trefishimi, katërfshimi i rrogave të ministrave, deputetëve, rrogës së tij ndikon mirë tek ju. A ka cinizëm më të madh se ky?
Nuk ka vend në botë në të cilën të ketë një rrogë sa 60 pensione mesatare. Nuk ekziston.
Nuk ka vend në botë të ketë një rrogë sa 10 rroga mesatare.
Nuk ka vend në botë të ketë një rrogë sa 20 rroga minimale.
Kjo është Shqipëria e tij.