Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Vidhen 2.7 mln euro të Frontex, përgjegjësi nuk hetohet se është ushtari i Xhafajt

Berisha: Vidhen 2.7 mln euro të Frontex, përgjegjësi nuk hetohet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një skandal me fondet e Frontex.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se përgjegjësi kryesor i skandalit është Eduart Merkaj, i cili nuk hetohet sepse është ‘ushtar i Fatmir Xhafës’.

"Këtij i thonë “Xhafo hetim”, vidhen 2,7 milionë euro të Frontex dhe përgjegjësi kryesor nuk hetohet.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Doktor, pas denoncimit tuaj që në Drejtorinë e Departamentit të Kufirit janë vjedhur 2.7 milionë euro të Frontex, Prokuroria e Korçës ka marrë të pandehur rreth 20 punonjës të Policisë së Kufirit të Korçës, por çuditërisht Drejtori i Departamentit, Eduart Merkaj, nuk është marrë i pandehur… Eduart Merkaj është ushtari i Fatmir Xhafajt dhe babai i tij është shoferi i Fatmir Xhafajt", shkruan Berisha.

Të fundit