Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni po i zhduk vlerat Durrësit, këtë s'e kanë bërë as pushtuesit!

Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni po i zhduk vlerat Durrësit, këtë

Kreu i PD, Sali Berisha e cilëson Durrësin një qytet i rrezikuar nga vjedhja dhe korrupsioni nga pushtetarët.

Duke folur në një takim me të rinjtë, Berisha tha se rreziqet që i kanosen Durrësit se po i zhduken vlerat, nuk ia kanë bërë as pushtuesit.

“Demokratët dhe jo vetëm ata, janë në një mision të një rëndësie të jashtëzakonshme, misionin e shpëtimit të Shqipërisë, shpëtimit të Durrësit nga rreziqe të cilat nga disa aspekte, po të shohim Durrësin, po të shohim në shumë dimensione, nuk ia kanë bërë as pushtuesit e tij. Ajo që ndodh në Durrës është një, në kuptimin më të mirëfilltë të fjalës, është një barbari.

Ato janë vlera të cilat nuk janë demokrate, as socialiste, janë vlera të përjetshme, i ka sjellë Durrësi dhe durrsakë në shekuj dhe mijëvjeçarë dhe tani për shkak të korrupsionit, të vjedhjes, kërkohet që gjithçka të transformohet dhe të zhduket”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit