Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Vjeshta të jetë fundi i Ramës, jo nga McGonigal, por nga shqiptarët

Berisha: Vjeshta të jetë fundi i Ramës, jo nga McGonigal, por nga

Kryedemokrati  Sali Berisha nga Delvina u zotua se do të largonin në vjeshtë nga pushteti kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se do të jenë pikërisht shqiptarët ata që do e largojnë Ramën.

Ju e shihni, një përpjekje e paimagjinuar për të shuar familjen. Familja shuhet nëse prindi quhet 1 dhe dy. Kur emri nënë zëvendësohet me nr.1 apo i babait nr 2.’, ka thënë ndër të tjerash Berisha teksa ka prezatuar dhe kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë”, për këtë qytet.

“Ftoj të rinjtë që të vijnë të votojnë. Qëndrimi i tyre do të jetë i kundër nga ai q është sot. I garantoj që do jetë më mirë. Mesazh im është për nënat dhe motrat, Shqipëria sot lëngon në shumë aspekte. Ju përballeni me të gjithë pasojat e rënda, të tuajat, familjeve, komshinjve, të njohurve, ju që përcillni fëmijët në shkollë duke mos i plotësuar kërkesat.

 Ju e shihni, një përpjekje e paimagjinuar për të shuar familjen. Familja shuhet nëse prindi quhet 1 dhe dy. Kur emri nënë zëvendësohet me nr.1 apo i babait nr 2. Është realitet që po ecet me shpejtësi. Edi Rama masivisht në tekstet shkollore ka vënë emrat 1 dhe 2. Në traditë ia kemi vënë numrat kafshëve kur kishim shumë.

 Në kopsht kanë filluar të marrin eksperiencën e Soros. T’i pyesin fëmijët se çfarë gjinie duan! A nuk është perversitet ky? Është denatyrim, për të krijuar njeriun që nuk ekziston. S’ka njeri më mizogen, më brutal dhe njerëzor ndaj gruas dhe femrës se sa ai që është kryeministër”, tha Berisha.

Të fundit