Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Vuçiç bllokoi ndërtimin e linjës energjetike Tiranë-Prishtinë, si ‘e kërcënoi’ Merkel

Berisha: Vuçiç bllokoi ndërtimin e linjës energjetike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur një tryezë me ekspertë për të diskutuar mbi krizën energjetike në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Berisha duke iu referuar mundësive që Shqipëria dhe Kosova kanë për të një sistem energjetik të përbashkët, ka treguar rastin e një linje të tillë që sipas Berishës u bllokua nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Berisha tha se u ndërtua linja Tiranë-Prishtinë me synim kursimin e afro 20% të energjisë, por kjo linjë u bllokua nga Vuçiç, çka detyroi edhe kancelaren gjerman asokohe Angela Merkel, ta paralajmëronte presidentin serb për shkëputje nga sistemi evropian i transmetimit të energjisë.

“Shqipëria dhe Kosova janë dy vende, që në rast se vendosin sistemin unik të komandimit të sistemeve energjetike, në rast se ndërtojnë trurin dixhital të komandimit të sistemeve energjetike, respektivisht kursejnë nga 20 përqind të energjisë. Në funksion të kësaj u ndërtua linja e energjisë Tiranë-Prishtinë. E bllokoi Vuçiçi për vite të tëra, derisa Angela Merkel i tha se do të shkëpusim nga sistemi evropian i transmetimit. Kjo qeveri loz me falsitetin dhe fasadën. Nëse vendosim një ‘tru’ komandues që drejton portat e digave dhe furrat e TEC-eve në Kosovë, secili vend kursen të paktën 20 përqind të energjisë. Këta kanë ngelur te ‘abetarja’. Firmosën një marrëveshje për ‘abetaren’ të vënë në jetë në vitin 2011. Pra falsitet, falsitet dhe mashtrime,” tha Berisha.

 

Të fundit