Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Vuçiç ndërseu Ramën për t’u hakmarrë ndaj Bullgarisë për dështimin e vizitës së Lavrovit në Beograd

Berisha: Vuçiç ndërseu Ramën për t’u

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar sulmet dhe gjuhën e ashpër që përdori ndaj Bullgarisë në samitin e Brukselit.

Në një postim në facebook, Berisha shkruan se ishte presidenti serb  Vuçiç ai i cili ndërseu Ramën si sharës për t’u hakmarrë ndaj Bullgarisë për dështimin e vizitës së ministrit të jashtëm rus Lavrovit në Beograd disa javë më parë.

“Vuçiç ndërseu Ramën si sharës për t’u hakmarrë ndaj Bullgarisë për dështimin e vizitës së Lavrovit në Beograd.

Miq, dje Edi Rama, vasali Serbomadhit Vuçiç, në një skandal të vërtetë diplomatik, shpërtheu në sharje prej ordineri ndaj Bullgarisë për veton e saj për Maqedonine e Veriut. Duket se përdorimi i gjuhës të padenjë ndaj një vendi mik, Ramës i’u diktua nga padroni i tij, Vuçiç. E tëra kjo si hakmarrje primitive të këtij të fundit ndaj Bullgarisë për shkak të bllokimit të hapesirës ajrore nga ky vend anëtar i NATO-s për avionin e ministrit të Jashtëm rus, Lavrov dhe për pasojë, dështimit të vizitës së tij në Beograd.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe sjelljen e padenjë të Edi Ramës dhe keqpërdorimin e tij si sharës me porosi nga padroni i tij, Aleksandër Vuçiç”, shkruan Berisha.


 

Të fundit