Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ymer Çorapja shpif, askush nuk më ka paguar shpenzimet e mjekimit në Vjenë

Berisha: Ymer Çorapja shpif, askush nuk më ka paguar shpenzimet e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur një shkrimi të Mero Bazes.

Përmes zëdhënëses së tij, Floriana Garo, Berisha sqaron se Ymer Çorapja (Mero Baze) ka lëshuar shpifjen e radhës në lidhje me pagesa për shëndetin e tij.

“Sot, shpifësi i paguar Ymer Çorapja, të cilin e kam larguar se më ngjitej si baltë në këpucë për të kaluar mallra pa doganë etj., lëshoi  shpifjen e ulët të rradhës. Sipas tij, biznesmeni Agim Zeqo më paska paguar shpenzime mjekimi në Vjenë.

Lidhur me këtë shpifje të tij amorale, sqaroj se kurrë Agim Zeqo dhe asnjë biznesmen tjetër, shqiptar apo i huaj, nuk ka paguar ndonjëherë një qindarkë të vetme për kujdesin tim shëndetësor në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër në botë”, shkruan Garo në Facebook.

 

Të fundit