Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Yuri Kim barin ta mbajë për vete, duket sikur ka studiuar Enver Hoxhën

Berisha: Yuri Kim barin ta mbajë për vete, duket sikur ka studiuar

Ish kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sërish deklaratës së ambasadores së SHBA, Yuri Kim kur tha “demokratët të mos hanë bar”.

I ftuar në emisionin ‘Dekalog’ në RTSH, Berisha tha se ambasadorja Kim ka një arrogancë të papërmbajtur, e cila sipas tij, e pengon të kërkojë ndjesë për këtë deklaratë fyese.

“Zonja, e cila vjen nga vendi i madh i Lirisë dhe përfaqëson vendin e lirisë, përdori citatet e Enver Hoxhës për të fyer shqiptarët. Përdori barin. Atyre që u kujtohet Enver Hoxha, u thoshte shqiptarëve që bar do hamë dhe amerikanëve nuk do tu nënshtrohemi.

Që një diplomate, përfaqësuese e vendit që kontribuoi të përmbyste komunizmin, të citojë Enver Hoxhën, o ka qenë anëtare e grupeve leniniste dhe ka studiuar Enver Hoxhën, ose pastaj është keq këshilluar. Ndaj kësaj deklarate unë i kam kërkuar asaj që tu kërkojë ndjesë shqiptarëve për një fyerje të tillë. Përndryshe, jashtë normave të mija, i kam sugjeruar ta mbajë barin për vete.

Këto i kam deklaruar në atë kohë. Ky insert, i cili kishte marrë një përgjigje në dhjetor, në konferencë shtypi, i kam kërkuar tu kërkojë ndjesë publike shqiptarëve. Nuk e bëri se arroganca nuk është virtyt dhe kur bën një fyerje kolektive, njeriu edhe ndaj një fyerje individuale, duhet të kërkojë ndjesë. Por ndaj një fyerje kolektive vetëm një arrogancë e papërmbajtur të pengon të kërkosh ndjesë”, tha Berisha.

Të fundit