Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Yuri Kim bën mbledhje nëpër gjykata për të mbrojtur vjedhjet e Edi Ramës

Berisha: Yuri Kim bën mbledhje nëpër gjykata për të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

I ftuar në Syri tv,m Berisha thotë se Kim shkon nëpër gjykata për të mbrojtur Edi Ramën i cili sipas tij vetëm ka vjedhur.

"Nëse një ambasador bën tre mbledhje në gjykata për një javë, e bën vetëm se Edi Rama është hajdut se kjo s'mund të ndodhë kurrë.

Kjo s'është as në kodin e as në ligjet e saj. E bën atë se do të mbrojë kalbësirën e Soros. Veprën e zezë të padronit të Ramës, si mund të shkojë sot te një gjykatë e sot tek një tjetër.

Ndodh në republikën e atij që ka vjedhur e ka bërë çdo gjë kundër vendit të tij. Ne po bëjmë gjithçka për të kthyer votën. Besoj se nga vota Shqipëria mund të vendoset në rrugë të drejtë.”-tha Berisha.

 

Të fundit