Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Yuri Kim ndërhyri gjatë 'Foltores' për të penguar njerëzit, por mbështetësit vetëm shtoheshin

Berisha: Yuri Kim ndërhyri gjatë 'Foltores' për të

Ish kryeministri Sali berisha ka vijuar akuzat ndaj ambasadores së SHBA në vend, Yuri Kim.

I ftuar në Syri Tv, Berisha u ndal te deklaratat e Kim e cila është shprehur se njeh si kryetar të PD, Lulzim Bashën.

Sipas Berishës, Kim ndërhyri edhe gjatë 'Foltores' për të penguar njerëzit, por mbështetësit vetëm shtoheshin. 

"Zonja i ka lejuar vetes në shkelje flagrante të Konventës së Vjenës dhe Kushtetutës së Shqipërisë, i ka përshtatur vetes për shkak të një kryeministri që mund t'i vendosësh çdo epitet, të sillet si një guvernatore dhe të futet në punët e brendshme të një partie. Unë e kam ndjekur këtë qëndrim, para çdo foltorje, para çdo akti ajo është përpjekur të dekurajojë demokratët.

Mendova njëherë t'i them ju lutem mos bëj deklarata se po më shtohen njerëzit dhe unë këtë ndihmë nuk e dua nga ju, por nuk e bëra. Le të marrë pjesë në fushatë sa të dojë, në shkelje flagrante të kushtetutës, por mbështetësit dhe votuesit vetëm do të shtohen", u shpreh Berisha. 

 

 

 

Të fundit