Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Yuri Kim u ka kërkuar prokurorëve të 'SKAP' arrestimin tim

Berisha: Yuri Kim u ka kërkuar prokurorëve të 'SKAP'

Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi drejtpërdrejtë ambasadoren amerikane Yuri Kim se u ka kërkuar prokurorëve të SPAK arrestimin e tij.

Shkonte çdo javë në ‘SKAP’ dhe thoshte: pse se arrestoni. Ata do e bënin me kënaqësinë më të madhe, por s’kishin prova”, tha Berisha këtë të Premte në "Zonë e Lirë".

Më tej, ai shtoi se gjatë ushtrimit të detyrave që ka pasur, ka zbatuar gjithnjë ligjin.

Prokurorinë e Posaçme e quajti të kapur nga Rama. “Mbyllen çështje monstruoze, drejtësia sot është organizata më e kapur e këtij vendi”, tha Berisha.

Më tej, kryedemokrati tha se ndryshe nga ai, kryeministri Edi Rama është i përfshirë në afera të shumta korruptive.

Të fundit