Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha zbardh detaje nga gjyqi me Antony Blinken: Po mbroj dinjitetin tim

Berisha zbardh detaje nga gjyqi me Antony Blinken: Po mbroj dinjitetin tim

Kryedemokrati Sali Berisha ka zbardhur detaje nga procesi gjyqësor me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

I ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, Berisha tha se gjykata e Apelit ne France ka rrezuar kerkesen e tij per hapje procesi gjyqesor kunder Antony Blinken. Sipas Berishës, kjo ka ndodhur sepse ai nuk është shtetas i Bashkimit Evropian, dhe Antony Blinken ka imunitet diplomatik.

Berisha tha se kërkesa për gjyq kundër Blinken është transferuar në Gjykatën e Lartë të. Kryedemokrati tha se trupa e tij e mbrojtjes ligjore ka shprehur skepticizem pikerisht per shkak te faktit se ai nuk eshte shtetas i BE-se.

“Çdo njeri që vjen sot e di që Sali Berisha po kthehet pas 8 vitesh. Se ai është penalizuar nga DASH dhe se ai ka një process gjyqësor me Sekretarin e Shtetit në Paris. Nuk kërkoj heqjen e asaj mase, por po mbroj dinjitetin tim në gjykatë. Ata e dinë se Berisha po lufton për një opozitë të vërtetë. Nuk ka moral qe une duke hedhur ne gjyq Blinken, nga ana tjeter te kerkoj heqjen e non-grates. Jo kete nuk e bej. Ama kam thene kete: nese ka nje dokument te vetem kunder meje nga Blinken, une iki nga politika”, tha Berisha.

Të fundit