Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 24 Janarit/ Berisha zbardh mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë: Njerëzit i sjell revolta

Protesta e 24 Janarit/ Berisha zbardh mbledhjen me dyer të mbyllura

Kreu i PD Sali Berisha ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë në selinë blu.

Berisha foli për tryezën e zhvilluar një ditë më parë me partitë opozitare, intelektualët dhe shoqërinë civile, duke i bërë ftesë partive të tjera t’i bashkohen.

Kreu i demokratëve tha se shqiptarët i bashkohen protestive nisur nga revolta e brendshme, urrejtja ndaj autorëve të korrupsionit, Ramës dhe Ballukut.

Berisha: Ajo që patë ju dje aty u mblodhën të gjithë ata të cilët janë të vendosur të luftojnë të keqen që quhet Edi Rama. Mungoi zoti Lapajt të cilin e kam përgëzuar dhe e përgëzoj për protestën e tij të vazhdueshme. Për të tjerët nëse duan të luftojnë të keqen Rama vendin e kanë të hapur, pastaj vendimet i marrin vetë.

Njerëzit siç e patë ju u mbush Tirana me njerëz. Njerëzit i sjell revolta e brendshme shpirtërore, urrejtja e pakufijshme që kanë për Lubi Blalukun, Edi Rama, Lindat e tij.

Nuk do të gjeni kurrë nëj njeri transparent si unë. M’i gjeni ku i keni. Unë çdo ditë ju them ju atë që kam ndërmend të bëj dhe ndonjëherë edhe gjëra që janë projekte. Pra, në moment do t’iu informoj. Dorëheqja, dorëheqja. Shqipëria nuk do më t’i shohë me sy këta njerëz. Shqiptarët duan largimin e tyre.

Të fundit