Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha zbardh 'prapaskenat': Brukseli i kërkoi Ramës shkarkimin e menjëhershëm të Ballukut

Berisha zbardh 'prapaskenat': Brukseli i kërkoi Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama është thirrur me urgjencë në Bruksel, ku i është kërkuar shkarkimi i Belinda Ballukut.

Nga Foltorja, Berisha tha se Ramës i është kërkuar heqja e imunitetit të Ballukut dhe hapja e rrugës për hetim nga drejtësia. Sipas Berishës, Rama nuk ka arritur të sigurojë mbështetje as në Uashington, pasi kërkesat e tij janë refuzuar.

“Miq, nuk është e rastit që Edi Rama thirret me urgjencë në Bruksel dhe i thuhet, shkarko menjëherë Lubi Ballukun, por jo me rikompozim të qeverisë, por ta shkarkosh për përgjegjësinë që ka, t’i heqësh imunitetin dhe t’i hapësh rrugën drejtësisë.

Ky e ka me borxh, u them unë ju, se unë isha kryeministër dhe kur më vjen mua, po diskutohej për problemin e zgjedhjeve lokale dhe më vjen i ngarkuari me punë i BE në zyrë.

Dhe unë po diskutoja për çështjen, kur i bie telefoni, më thotë mua, është zoti Rama, mund të flas me të. Shko në zyrën tjetër, i them, fol me të, këtu nuk ke pse flet. Doli ai dhe kthehet. Thotë, zoti Berisha, ai është shtrirë përdhe, është shtrirë përtokë, foli pak një fjalë.

I thashë le të vdesë aty, se nuk i flas asnjë fjalë, se unë e njihja. E di çfarë bëri ky lëngaraq, ky u jep darkën të tjerëve dhe shkon e bie në gjunjë. U thotë se ja kështu, përpiqet me çdo kusht, por asgjë, kartonin e zi ka.

As me rënien në gjunjë, as me puthje çizmesh dhe këmbësh, ky nuk shpëton kurrë. Ua them këtë, ishte në Uashington, e patë, asnjë njeri nuk e priti, ia refuzuan çdo kërkesë. I refuzuan çdo kërkesë”, deklaroi Berisha.

Të fundit