Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha zbulon pse shkoi sot në SPAK: Rama s'e lejonte grupin e organizuar kriminal të më pyeste, kishin frikë

Berisha zbulon pse shkoi sot në SPAK: Rama s'e lejonte grupin e

Kreu i PD, Sali Berisha ka zbuluar arsyen pse u paraqit sot në SPAK.

Duke folur nga ballkoni i banesës së tij, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se përfaqësuesit e drejtësisë, të cilët i cilëson si grup të organizuar kriminal,nuk lejoheshin ta pyesnin sepse kishin frikë nga përgjigjet e tij.

Ai shtoi se shkoi në SPAK për të denoncuar gjithashtu aktin e turpshëm nga Edi Rama, i cili sipas tij urdhëroi grupin e strukturuar kriminal të tij në Skap të kryesuar nga Damani, Kraja, Millonaj, ti kërkojë parlamentit rëndimin e masave, jo mbi bazë faktesh, provash, dokumentesh.

Berisha: Unë shkova dhe shkova në përputhje me një parim që unë e besoj plotësisht, për të cilin dhe kam luftuar. Në vitin 2012 kemi hequr në parlament mbrojtjen për marrjen në pyetje të deputetëve.

Në këtë kontekst, isha i bindur se Edi Rama që nuk kishte lejuar grupin e tij të organizuar në kriminal në Skapin e partisë që të më pyesnin, kishte frikë dhe tmerr nga përgjigjet e mia.

Ndaj dhe unë ju deklarova përfaqësuesve të organizatës kriminale të Edi Ramës se jam këtu për ti bërë gjyqin, për të denoncuar aktin antikushtetues të Edi Ramës, keqshfrytëzimin e segmenteve të tij të krimit në Skapin e partisë, për vendosjen e masave të sigurisë pa marrë miratimin e parlamentit, në një akt të mirëfilltë puçist ndaj parlamentit.

Edi Rama i tmerruar nga Sali Berisha vendosi duke besuar se do të intimidonte në mënyrën më antikushtetuese masa ndalimi i daljes jashtë vendit, paraqitja e rregullt në polici, të cilat unë në emrin tuaj dhe të çdo shqiptari që i thotë kushtetutës, kushtetutë dhe ligjit, ligj, i refuzova me përçmimin më të madh.

Isha aty për të denoncuar gjithashtu aktin prej burracaku, aktin prej frikacaku, aktin e turpshëm kriminal të kreut të narkoshtetit Edi Rama, që urdhëroi grupin e strukturuar kriminal të tij në Skap të kryesuar nga Damani, Kraja, Millonaj, por dhe plotë të tjerë aty, ti kërkojë parlamentit rëndimin e masave, jo mbi bazë faktesh, provash, dokumentesh, se ato nuk ekzistonin, por ti kërkojë mbi bazën se unë refuzova aktin e tyre puçist dhe parlamenti i Lindës së parlamentit, në një akt të pashembullt, pa dosje, pa prova, pa fakte, pa dokumente në prani të 50 gardistëve aktin e arrestimit tim, me burg apo në shtëpi, heqjen e imunitetit e me radhë.

Të fundit