Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha zbut tonet: Pas dorëheqjes jo më Lulzim brava, por deputeti Basha

Berisha zbut tonet: Pas dorëheqjes jo më Lulzim brava, por deputeti

Zbuten tonet nga ana e ish kryeministrit Sali Berisha ndaj Lulzim Bashës, pasi ky i fundit dha dorëheqjen si kryetar i PD.

Në një konferencë për mediat nmga selia e PD, Berisha tha se për të tashmë, pasi mori përgjegjësinë e humbjes.

Zoti Basha dha dorëheqjen,  mori përsipër të gjithë pasojat e kursit që zgjodhi në fakt dorëheqja e tij nuk lidhet vetëm me 9 shtatorin por ka dhe serialin e  humbjeve të  njëpasnjëshme. Nuk kam pse i them më deputeti Brava, por deputeti Basha”, tha Berisha.

I pyetur nëse kjo deklaratë nënkupton pajtim mes tyre, Berisha tha “Ai është deputet dhe ju thash po të ishte në zyrë do shkoja t’i jepja dorën, unë kam komunikim me çdo demokrat. Ka shumë kohë që kam komunikuar për herë të fundit”.

Të fundit