Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha zgjidhet zv.president i CDI, Meta: Moment i rëndësishëm për përfaqësimin dinjitoz të opozitës

Berisha zgjidhet zv.president i CDI, Meta: Moment i rëndësishëm

Ish-presidenti Ilir Meta ka përgëzuar zgjedhjen e Sali Berishës si zv.presidenti i CDI, unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë.

Në një postim, Meta shkruan se kjo shënon një moment të rëndësishëm për përfaqësimin dinjitoz të opozitës shqiptare në arenën ndërkombëtare, por edhe për mbështetjen e përpjekjeve të përbashkëta për rikthimin e sundimit të ligjit, garantimin e lirive.

“Urimet më të përzemërta liderit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha për zgjedhjen e merituar në detyrën e Zëvendës Presidentit të Unionit Demokratik Ndërkombëtar (CDI), bashkimit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë. Kjo zgjedhje shënon një moment të rëndësishëm jo vetëm për përfaqësimin dinjitoz të opozitës shqiptare në arenën ndërkombëtare, por edhe për mbështetjen e përpjekjeve të përbashkëta për rikthimin e sundimit të ligjit, garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe shpëtimin e institucioneve të pavarura nga kapja prej regjimit të korruptuar e të inkriminuar parti-shtet të Edi Ramës.

Gjithashtu dua të përshëndes, vlerësoj dhe përkrah fuqimisht mesazhin e qartë lidhur me Shqipërinë të shprehur nga PPE gjatë punimeve të Asamblesë së CDI, nga eurodeputetja dhe Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, që përbën një sinjal të qartë politik në drejtim të institucioneve europiane dhe autoriteteve shqiptare, duke nënvizuar rëndësinë e rikthimit në standardet e shtetit të së drejtës, transparencës dhe pavarësisë së sistemit mediatik e gjyqësor”, shkruan Meta.

Të fundit