Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Berisha: Zhvillimet në Venezuelë dhe Bangladesh duhet të jenë mësim për ne
Kreu i PD, Sali Berisha i ka cilësuar zhvillimet dhe protestat në Venezuelë dhe Bangladesh si mësim për shqiptarët.
Nga tubimi qytetar, Berisha tha se beteja duhet të bëhet përfundimtare, përpara zgjedhjeve.
Berisha: Të dashur miq, zhvillime tragjike ka pasur 24 orët e fundit në Venezuelë.
Diktatori Maduro, pasi rrëmbeu mandatin siç i rrëmben Edi Rama, urdhëroi forcat të shkrehin breshëri plumbash mbi heronjtë e votës së lirë.
Ndërsa studentët e Bangladeshit përzunë nga Daka Edi Ramën me fustan, figurën më të urryer të kombit, kryeministren Hasina.
Këto zhvillime duhet të jenë një mësim i madh për ne.
Duhet të jenë një mësim sepse me narkokryeministrin Edi Rama, me kryehajdutin e kombit, me armikun e egër të qenies së shqiptarëve, zgjedhje të lira nuk ka dhe nuk mund të ketë.
Ndaj dhe beteja duhet të bëhet përfundimtare, përpara zgjedhjeve.
Beteja jonë duhet të jetë e pandalshme gjer në krijimin e qeverisë teknike.